Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Amnistia fiskale mund të kthehet në një mundësi për pastrimin e parave

Enio Jaçe, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, në analizën vjetore të klimës së biznesit në Shqipëri foli ndër të tjera për Amnistinë fiskale, projektligjin e ri të përgatitur nga qeveria.

“Ne e dimë që ka pasur një draft së fundmi që është futur në konsultimin publik, – tha Jaçe. –  Ne duam pak më tepër kohë për ta analizuar plotësisht. Megjithatë opinioni i tanishëm është që ndryshimet nuk janë esensiale nga drafti i mëparshëm.

Problemi që kemi pasur ne, si parim kryesor, ka të bëjë me mundësinë që krijon për pastrimin e parave dhe evazion fiskal. Ky është një problem që e kanë shumë partnerë ndërkombëtarë.

Nëse ky ligj ka marrë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, strukturave si FMN, BE dhe Moneyval, atëherë edhe në do të ishim mbështetës. Shqetësimet tona vijojnë të jenë si më parë në lidhje me këtë ligj. Problemi tjetër është ai i konkurrencës së pandershme”, tha Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.

Dhoma Amerikane zhvilloi sot konferencën vjetore për mediat  në hotel Rogner, një analizë të Klimës së Biznesit dhe ecurinë e deritanishme të Axhendës së Investimeve – me rëndësi kyçe për përmirësimin e mënyrës së të bërit biznes në Shqipëri, siç u njoftua prej saj.

Read Previous

G7 del me vendime dhe sanksione shtesë ndaj Rusisë

Read Next

Subashi fali 1 milion euro gjoba para zgjedhjeve