Policia Rrugore apel shoferëve: Tregoni kujdes! Adrenalina e festës nuk duhet të cënojë jetën

Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Me anë të një  njoftimi, ku policia jep mesazhin “mos udhëtoni më shpejt se jeta” thotë se përgjatë 2 ditëve të para të vitit të ri 2023, kanë intensifikuar monitorimet në akset rrugore dhe në qendrat urbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në të gjitha akset rrugore, 11 makina inteligjente, 16 radarë automatikë, si dhe dhjetëra patrulla me mjete të paloguara, janë duke monitoruar qarkullimin.

Njëkohësisht, vijon monitorimi me përzgjedhje edhe për parandalimin e drejtimit të automjeteve, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, të shmangin pijet alkoolike kur u duhet të drejtojnë mjetin, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskën mbrojtëse, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe në çdo rast, t’i japin përparësi këmbësorëve.

Adrenalina e festës nuk duhet të cënojë jetën. Kontribuoni për sigurinë rrugore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read Previous

Portalet e bënë të vdekur për herë të dytë, reagon Mirush Kabashi

Read Next

Lindshmëria në krizë, gjatë 2022 lindën 11 mijë bebe më pak se para 10 vjetësh