Pogradec/ Ngatërruan helmin me uthullën, burrë e grua përfundojnë në spital

Një çift nga Pogradeci, ka përfunduar ditën e sotme në spital pasi janë helmuar me lëndë kimike, herbicid.

Burimet policore bëjnë me dije se burrë dhe grua kanë ngatërruar lëndën kimike me shishe uthulle dhe e kanë përdorur.

“Sot në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B.O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid)”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Fillimisht ishin në gjendje të rëndë, por tashmë sipas mjekëve janë jashtë rrezikut.

Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Pas deklaratës së Ronelës, reagojnë organizatorët e Fest 61

Read Next

EULEX: Situata e sigurisë në veri të Kosovës shqetësuese dhe e tensionuar