“Po rrezikoni shkollimin tim”/ Nxënëset e ‘Mehmet Akif’ protestë para Ministrisë së Arsimit:

Ashtu siç ishte paralajmëruar, nxënës të shkollës “Mehmet Akif” janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, ku po protestojnë në shenjë kundërshtie ndaj vendimit të qeverisë për mbylljen e kolegjit. Siç shihet dhe nga pamjet, të shumtë janë nxënës dhe prindër, dhe përfaqësues të shkollës, që janë stacionuar para ministrisë. Ata njëzëri kanë kërkuar që të tërhiqet vendimi i qeverisë dhe që shkolla të vijojë mësimin.

Një prej nxënëseve i bëri thirrje ministres që të tërhiqet dhe të japë dorëheqje. “Nëse nuk jeni në gjendje të mbani këtë post, hiqni dorë. Sot unë jam një maturante dhe po rrezikoni shkollimin tim. Mos mendoni se do të dorëzohemi. Ku jeni sot zonja Evis Kushi? Dil para nesh. Boll me këto përralla që thoni në Tv. Ju bëjmë thirrje dhe jepni dorëheqje. Dilni poshtë dhe na jepni përgjigje, kaq kisha”, tha një prej nxënësve.

 

Read Previous

Çmimet e apartamenteve arritën deri 5 mijë euro nga pritshmëritë e ndërtuesve për amnistinë fiskale

Read Next

Moti i keq, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit në gjirin e Vlorës