Plagoset në front shefi i shtabit i ushtrisë ruse

Komandanti më i lartë ushtarak i Vladimir Putinit është larguar nga zona e luftës me plagë pasi presidenti rus e dërgoi në Ukrainë për të siguruar fitoren.

Valery Gerasimov, shefi i shtabit të ushtrisë ruse, u plagos sot në Izyum në rajonin Kharviv të Ukrainës, i cili ka qenë në qendër të luftimeve intensive që nga pushtimi rus.

Putini e kishte dërguar Gerasimovin në rajon për të marrë personalisht kontrollin e sulmit në territorin e Ukrainës lindore, pasi ushtria ruse braktisi planet e saj për të marrë Kievin në fund të marsit duke u përqendruar në rajonin e Donbasit të Donetskut dhe Luhanskut.

Një burim jozyrtar rus raportoi se Gerasimov pësoi “një plagë në pjesën e sipërme të këmbës së djathtë pa thyerje kockore. Ashkla është hequr. Nuk ka rrezik për jetën”, – tha ai.

Lëndimi i Gerasimov duket të jetë paksa më i rëndë sa ai të detyrohej të largohej nga linjat e frontit dhe të kthehej në Rusi për t’iu nënshtruar trajtimit të mëtejshëm duke shënuar një tjetër humbje të turpshme për forcat e Putinit.

Plagosja e shefit të shtabit erdhi vetëm një ditë pasi gjeneralmajori rus Andrei Simonov, 55 vjeç, u vra në Kharkiv. Ai është gjenerali i nëntë i Rusisë që është vrarë që nga fillimi i pushtimit.

Edhe kanali pro-ukrainas në Telegram “Vertikal” raportoi se Gerasimov ishte “plagosur pranë Izyum”. “Burimi ynë raporton se këmbët dhe ijet e tij janë të dëmtuara”, – shkroi Vertikal. Ai raportoi se 3 nga shoqëruesit e Gerasimov ishin vrarë përpara se ai të evakuohej.

Ndërsa portali “Agentstvo” raportoi se Gerasimov u largua nga zona e luftës fillimisht me një helikopter ushtarak Mi-8 për në Belgorod në Rusinë perëndimore. Aty ai hipi në një avion Tu-154 të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili fluturoi në një destinacion të panjohur.

“Ai hipi në bord vetë, i gjallë dhe mirë” – tha një burim cituar nga Daily Mail.

Read Previous

Çmimet e larta frenojnë tregtinë, importet në sasi nisën uljen

Read Next

Moti sot / Reshje shiu në të gjithë vendin dhe rënie temperaturash