Philips: ‘Ballkani i Hapur’ po zëvendëson integrimin në BE

David Philips, drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat e Njeriut në institutin respektiv në Universitetin e Columbias, në një intervistë për A2 CNN me Merita Haklaj shprehet i shqetësuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas fushatës të Vladimir Putin në Ukrainë. Ai shpreh rezerva edhe për nismën e ‘Ballkanit të Hapur’, duke thënë se ajo po zëvendëson integrimin në BE.

Si tingëllojnë deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se Vuçiç duhet ta njohë Kosovën, por ai nuk mund ta bëjë këtë. Dhe nga ana tjetër tek e pohon si serioz rrezikun rus në rajon, thotë se Serbisë nuk duhet t’i bëhet presion për sanksione ndaj Rusisë.

David Philips: Rusia duhet të ketë më shumë sanksione, jo më pak. Propozimi i Hungarisë për të hequr sanksionet ruse është i gabuar. Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë në harmoni për të shtuar presionin. Është mënyra e vetme që të shohim pak fleksibilitet nga ana e Putinit. Për sa i përket Vuçiçit dhe Kurtit, SHBA duhet të njohë që miqtë e tyre në rajon janë shqiptarët. SHBA s’ka miq më të afërt në botë se shqiptarët. Në vend që të mbajë qëndrim të barabartë, duhet ta bëjë të qartë që po ushtron peshën e saj në mbështetje të qëndrimit të Kosovës, dhe që e mbështet hapur ndërmjetësimin e Albin Kurtit dhe të Besnik Bislimit.

Cili është opinion juaj për nismën e Ballkanit të Hapur Open Balkan, nismë ku marrin pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut  

David Philips: Nëse Ballkani i Hapur përfshin të gjitha vendet e rajonit është ide e mirë. Por nëse përfshin vetëm Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë, nuk ka kuptim. S’është zëvendësues i integrimit në BE. Nga mënyra se si është konfiguruar tani, duket si zëvendësues dhe s’do të kontribuojë pozitivisht për zhvillimin.

Kryeministri Rama beson në tezën që pajtimi vjen përmes forcimit të marrëdhënieve ekonomike. A qëndron kjo në klimën që ka rajoni jonë tani?

David Philips: Zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi është gjithnjë ide e mirë. Për këtë duhet një strukturë. Pse të zëvendësosh BE-në me Ballkanin e Hapur? Është strukturë më e madhe, gjithëpërfshirëse. Është ide më e mirë se një Shengen i vogël që nuk funksionon.

Read Previous

Dua të jetoj në Shqipëri!

Read Next

 “Rama hap burgjet”, ministria bën gati amnistinë për të dënuarit