Petrit Vasili ironizon Ramën: Nëna e budallenjve është gjithmonë me barrë

Zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas skandalit të Edi Ramës në konferencën e sotme me gazetarët nga selia e PS.

Kryeministri lëshoi fyerje ndaj gazetarit të A2, pasi ky i fundit i bëri një pyetje të drejtpërdrejtë për njeriun e dosjes 184, Ulsi Manja, sot ministër i Drejtësisë.

Numri dy i LSI shkruan në rrjetet sociale se Rama flet vetëm budallëqe dhe iu drejtua atij përmes një shprehje italiane: “La mamma dei cretini e sempre incinta”. 

Reagimi i Vasilit 
Këtij Ramës, që flet vetëm budallëqe i rri kaq mirë shprehja italiane: 

“La mamma dei cretini e sempre incinta”

Në shqip: (Nëna e budallenjve është gjithmonë me barrë)

Read Previous

Berisha për projektin e Butrintit: Aferë multidimensionale e paimagjinueshme

Read Next

SPAK: Nuk po hetojmë as Berishën as Metën