Përmet/ Shkëmbi bie mbi një shtëpi, zë poshtë 25-vjeçarin

Një masiv shkëmbi ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë një banesën e një 25-vjeçari në Përmet.

Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Çarçovë. Sipas policisë, 25-vjeçari ka mbetur i bllokuar në banesë dhe masa shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe bën të mundur nxjerrjen e shtetasit Dh. V.

Read Previous

Drini Zeqo analizon banorët pas daljes nga BBV

Read Next

Miku i Rozës: Rita Lati nuk po e sheh BBV3, është prekur