Përmet/ Hidhet nga ura e moshuara, qytetarët e nxjerrin nga lumi

Një grua dyshohet se është vetëhedhur në lumin Vjosë rreth orës 14:15 të ditës së sotme, në hyrje të qytetit të Përmetit.

Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale F. D., rreth 75 vjeçe.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me qytetarët, kanë bërë të mundur nxjerrjen e kësaj shtetaseje, nga ujërat e lumit.

Shtetasja F. D. u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Read Previous

Tensione në veri të Kosovës/ Të shtëna me armë dhe gaz lotësjellës

Read Next

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën