Përfundon dita e parë e gjyqit për ish- krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte

Pas një seance maratonë, ka përfunduar dita e parë e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Këta të fundit u deklaruan sot njëzëri të pafajshëm. Më 4 prill, ekipet mbrojtëse të ish-zyrtarëve kosovarë,  do të nisin deklaratat e tyre hapëse, në rastin që ka të bëjë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, tha se procesi gjyqësor, duhet të përqendrohet në atë që të zbulohet e vërteta dhe po ashtu është e rëndësishme “që të pranohet faji”.

“Ata kanë të drejtën që të zbulohet e vërteta, të dëgjohen dëshmi dhe të pranohen vuajtjet që kanë kaluar dhe përvojat që kanë kaluar”, tha ai.

Sipas tij, për viktimat shqiptare janë bërë përpjekje “që të turpëroheshin dhe të mos flisnin”, por sipas tij kjo nuk ka funksionuar. Ndërkaq, viktimat serbe të këtij rasti, sipas Laws, nuk ishin subjekt “i të njëjtës trysni. Çmimi që u desh të paguanin ishte jeta në mërgim”, tha ai.

Mbrojtësi i viktimave po ashtu kërkoi që gjykimi të përqendrohet në pranimin “e dëmit” që u është shkaktuar viktimave.

Read Previous

Këlliçi, takim me fermerët e Baldushkut: Hapim 15 tregje agro-ushqimore moderne

Read Next

Aktori “del nga skenari” gjatë premierës në Teatrin Kombëtar, me mesazh të fuqishëm politik