Për Bruksel u nisëm, mbetëm në Ballkan

Nga Lutfi Dervishi
Për Bruksel u nisëm
Mbetëm në Ballkan
“Nafta” na la rrugës
Nuk po gjejnë derman!
Lëmsh është bërë puna
S’e njeh qeni t’zonë
Do të na luten prap
Por do të jetë vonë!
Bullgari bullgar
Bën m.. kala
Mirë me Maqedoninë
Por me ne çfarë ka?!
Ne po japim mend
Ne po zgjidhim halle
Nga lufta në Ukrainë
Te ngrohja globale!
Nuk na duan anëtarë?
Aq më keq për ta
Me “Ballkanin e Hapur”
Ne do të bëjmë hata!
Kemi plan të madh
Projekt transformimi
Nga fuçi baroti
Në fuçi integrimi!
Globi rrotullohet
BE do na lutet
Por ne do u themi
Plotësoni kushtet!
Mbani vëth në vesh
Se ne nuk harrojmë
Në “Ballkanin e Hapur”
Kurrë s’do t’u pranojmë!

Read Previous

Rusia kërcënon me ‘pasoja të rënda’ pasi Lituania bllokon mallrat ruse

Read Next

Kuvajti: një vend me klimë ekstreme dhe pasuri