PD zhvillon sot zgjedhje për kryetarët e nëntë degëve

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD në 9 degë.

Procesi i votimit ka filluar në orën 8:00 e do vijojë deri në orën 18:00. Nëse do të ketë anëtarë që nuk kanë votuar në Qendrën e Votimit, procesi do të shtyhet edhe pas orës 18.00 derisa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë në tabelën bashkëngjitur.

PD në zgjedhje! Demokratët do të votojnë sot kryetarët

Read Previous

Edhe maja më e lartë në botë nuk është imune ndaj luftës në Ukrainë

Read Next

Blinken: Rusia po dështon në qëllimet e luftës, Ukraina ‘ka sukses’