Partia e Lirisë- Erion Veliajt: Jep shpjegime për inceneratorin e Tiranës

Partia e Lirisë i ka kërkuar publikisht, kryebashkiakut të Tiranës të japë shpjegime për inceneratorin e Tiranës, pasi faktet, xhirimet për 180 ditë në landfillin e Sharrës treguan se mbeturinat thjesht groposen dhe nuk kalojnë në asnjë proces tjetër për të cilin, takspaguesit shqiptarë paguajnë 29 euro/ton.

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Komisionit të Mjedisit dhe Turizmit në Partinë e Lirisë, Roni Telegrafi, tha se “e gjjthë Shqipëria e ka parë mashtrimin dhe vjedhjen e madhe. Por, asnjë shqiptar nuk ka dëgjuar ende një reagim nga qeveria shqiptare, nga bashkia Tiranë apo një institucion tjetër në lidhje me këtë situatë skandaloze me inceneratorin e Tiranës.”

“Partia e Lirisë, – theksoi Telegrafi, – ka ngritur në një nivel të ri standartin e transparencës për punët publike dhe kontratat koncesionare të qeverisë shqiptare. Me akuza të bazuara në fakte dhe jo në sulme politike.

Në një investigim 6 mujor, përmes pamjeve filmike dhe me dron, u kemi bërë publike të gjithë qytetarëve, situatën e vërtetë se çfarë ndodh me koncesionin e inceneratorit të Tiranës.

Aty plehrat vetëm groposen, nuk trajtohen, nuk diferencohen, nuk riciklohen. Ndërkohë pagesat nga taksat e qytetarëve është e plotë, 29 €/ton, sikur të gjitha proceset e marra përsiper nga kompania të kryheshin.

E gjjthë Shqipëria e ka parë mashtrimin dhe vjedhjen e madhe. Por, asnjë shqiptar nuk ka dëgjuar ende një reagim nga qeveria shqiptare, nga bashkia Tiranë apo një institucion tjetër në lidhje me këtë situatë skandaloze me inceneratorin e Tiranës.

Bashkia Tiranë është institucioni përgjegjës për ndjekjen e kësaj kontrate, ndaj ne jemi këtu sot, duke i kërkuar publikisht kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj të japë shpjegime në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Saktësojmë, se Partia e Lirisë nuk është kundër pastrimit të qytetit. Por, ne jemi kundër vjedhjes së përditshme dhe mashtrimit të përditshëm që iu bëhet qytetarëve. Deri më sot janë paguar 54 milionë dollarë, të cilat janë para të djersës së shqiptarëve dhe duhet të gjithë të bëjmë çdo gjë, që mundi i shqiptarëve të mos shkojë në financim të veprave korruptive.”

Read Previous

Berisha: Mos besoni asgjë nga Yuri Kim

Read Next

Trafikonte emigrantë/ Drejtësia greke dënon me 27 vite burg 28-vjeçarin shqiptar