Partia Demokratike zgjedhje për kryetar në 5 degë

Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar ditën e sotme se procesi zgjedhor për krerët e degëve ka vazhduar edhe ditën e sotme.

Prej orëve të mëngjesit po votohet për të zgjedhur krerët në degën 14 në Tiranë, në Krujë, Belsh, Maliq dhe Vorë.

Komisioni fton anëtarët e PD të bëhen pjesë të votimit për një Parti Demokratike të bashkuar, të fortë dhe të hapur.

“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot, dt 24 prill 2022, po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD në 5 degë.

Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë në tabelën bashkëngjitur.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”, thuhet në njoftim.

Degët ku po zhvillohet procesi zgjedhor dhe kandidatët në garë

Krujë- Agim Kodra, Ardit Berberi, Hysen Varoshi, Sonila Shullazi, Xhevahir Bilja

Belsh- Dritan Cani, Nertila Uruci, lokali Bardul Tafani

Maliq- Elidon Lika, Nevjon Kodrasi, QV1 Maliq, QV2, Pojan

Dega 14, Tiranë– Besim Kuka, Migena Kazdede

Vorë- Elion Zguri, Pëllumb Brusha.

Read Previous

Finlanda, një ‘ndryshues loje’ i energjisë bërthamore

Read Next

Bumi i ndërtimit rrit sektorin e mobilieve, shtrenjtohen çmimet