Orban sulmon Sorosin nga SHBA- Sa më pak burra që vishen si gra dhe sa më shumë…

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban shfrytëzoi vizitinën e tij në Shtetet e Bashkuara për të sulmuar filantropin George Soros për financimet e tij të dyshimta ndaj kundërshtarëve politikë në vende të ndryshme të botës.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjatë një fjalimi në një konferencë konservatorësh në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bëri thirrje të pranishmëve që të bëjnë çdo gjë të mundur që e djathta të marrë përsëri drejtimin e institucionevee në Uashington dhe Bruksel.

BBC raporton se fjalimi i tij ndezi konservatorët teksanë, ndërsa Orban theksoi se Perëndimi është kyçur në një përplasje qytetërimesh.

“Ne duhet të koordinojmë lëvizjen e trupave tona, për shkak se përballemi me të njëjtën sfidë”, tha Orban, ndërsa shtoi se të djathtët kanë dy vjet për t’u përgatitur, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 që do të mbahen në SHBA.

Orban shkaktoi ovacione të forta në sallë, kur lexoi një pjesë nga Kushtetuta hungareze, ku thuhet se martesa është vetëm mes një burri dhe një gruaje.

“Sa më pak burra që vishen si gra dhe sa më shumë Chuch Norris,” tha ai.

Kreu i qeverisë hungareze sulmoi edhe miliarderin e majtë, George Soros në këtë konferencë.

“E njoh shumë mirë Sorosin. Ai është kundërshtari im. Ai nuk beson në asnjë nga gjërat që bëjmë ne dhe ka një ushtri në shërbim të tij- para, OJQ, universitete, institucione kërkimore dhe gjysmën e burokracisë në Bruksel. Ai e përdor këtë ushtri për të imponuar vullnetin e tij mbi kundërshtarët, siç me ne hungarezët,” tha Orban.

Sipas tij, Soros mendon se vlerat e krishtera e çuan botën drejt tmerreve të shekullit të 20-të, por në fakt është e kundërta, vijoi Orban.

“Vlerat tona na shpëtojnë nga ripërsëritja e historisë. Tmerret e nazizmit dhe komunizmit ndodhën, sepse disa shtete perëndimore në Evropën kontinentale braktisën vlerat e krishtera. Dhe progresistët e sotëm po planifikojnë të bëjnë të njëjtën gjë”, tha ai.

Read Previous

Meta: Turp të ketë Çuçi që në vend të shprehë në ngushëllim merret me Sali Berishën

Read Next

Ekspertët: Moszbatimi i masave të sigurisë cenon edhe më tej sektorin e turizmit në vend