Orban këmbëngul për të penguar me veto ndihmën tjetër të BE për Ukrainën

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se do të vazhdojë të kundërshtojë planin e Bashkimit Evropian për t’i ofruar Ukrainës një paketë ndihme prej 18 miliardë eurosh, një pozicion që premton tensione ndërsa blloku dhe qeveria hungareze vazhdojnë mospajtimet mbi standardet demokratike.

Në një intervistë në radion shtetërore, Orban pranoi se Ukraina kishte nevojë për ndihmë për të paguar funksionimin e shërbimeve bazë, por theksoi se do të bllokonte planin e përbashkët të huamarrjes së BE-së për të financuar paketën.

“Pyetja është se si të ndihmojmë Ukrainën. Një propozim thotë se ne duhet të përdorim buxhetet e vendeve anëtare të BE-së për të marrë së bashku kredi të reja dhe për t’i dhënë ato para Ukrainës. Ne nuk jemi në favor të kësaj, sepse ne nuk duam që Bashkimi Evropiani të bëhet një komunitet shtetesh me borxhe në vend të një komuniteti shtetesh anëtare bashkëpunuese”, ka thënë Orban.

Orban propozoi që secili prej 27 vendeve anëtare të BE-së të tërheqin para nga buxhetet e tyre për të ofruar ndihmë për Ukrainën nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe.

Read Previous

Afera e Portit të Durrësit/ Berisha: Rama po zhbën Shqipërinë

Read Next

Lajmet e rreme që e ndryshuan historinë