Nuk pranojnë amnistinë/ Rama shantazhon publikisht dhomat e tregtisë dhe ndërkombëtarët: Keni bërë transaksione të kundraligjshme

Kryeministri Edi Rama ka komentuar qëndrimin e Dhomës Amerikane të tregtisë për amistinë fiskale.

Gjatë takimit me një grup përfaqësuesish të bizneseve, kreu i qeverisë u shpreh se Më thoni një kryetar dhome tregtie, Përjashto kryetaren e kryetarëve, Inesin që nuk ka bërë asnjëherë biznes, që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë”. Më tej ai tha nuk po flet me hipoteza por me fakte

 “Të çohen dhoma tregtie me flamuj të vendeve partnere dhe të bëjnë fletërrufe, për këtë iniciativë të qeverisë. Kjo është vetëm mungesë respekti për sovranitetin e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Sepse institucione financiare mund të kenë kundërshti legjitime. Apo institucione kundër krimit mund të ketë. Por Dhoma tregtie? Hajde ma nxirrni një biznesmen në Shqipëri, një që të thotë nuk duhet amnistia. Një ma nxirrni, një. Një kryetar dhome tregtie. Përjashto kryetaren e kryetarëve, Inesi që nuk ka bërë asnjëherë biznes, që nuk ka bërë një transaksion të fshehtë, përfshirë edhe kryetarët e dhomave me flamuj të partnerëve. Një, dhe nuk po flas me hipoteza por me fakte Ne këtë ligj do ta bëjmë, të jemi të qartë. Dua ta bëjmë sa më të mirë, për këtë arsye ligji pa pësuar edhe ndryshime. 5 vite paratë do i sjellës në Shqipëri, do i investosh këtu, si do bëhet kjo :fut nga një derë, nxirr nga një tjetër”. Jemi konsultuar me popullin shqiptar për këtë. E gjithë e kanë marrë pak si lehtë Shqipërinë dhe gjithë përfaqësuesit e këtij vendi, si rezultat i asaj që i bëjmë vetes. Ne nxijmë shkatërrojmë imazhin e vendit tonë, ia kalojmë atyre dhe ata i nxjerrin. janë raporte bio nga Shqipëria, por kjo është temë tjetër. Nuk kemi si bëjmë njëri tjetrin për budalla këtu, jemi një vend që po tregojmë sa serioz jemi në arenën ndërkombëtare, me partnerët tona. Kemi të metat tona, sigurisht por nga mendja jemi në rregull, nuk vendosim njeri përpara kur vjen puna për respekt.

Kemi dhe një hall tjetër i madh, sdua të përmend me emra, ti do të bësh debat, s;’duan të bëjnë debat, kjo është më e bukur. Hajde t’i ballafaqojmë” -tha Rama.

Dhoma Amerikane e Tregëtisë në qëndrimin e saj është shprehur se amnistia fiskale nuk ofron garancinë e mjaftueshme që individët me të precedent penal apo veprimtari kriminale të përjashtohen.

Read Previous

Zbulohet intinerari i “Toyota Yaris” me 3.4 milion euro

Read Next

Qindra monumente kulture drejt zhdukjes. Qeveria as ka dhënë fonde, as është kujdesur për to