Nuk ke ndërgjegje qytetare kolektive? Bëju gati të të shkojnë në hell! – Kjo është shoqëria e sotme!

Nga Artan Fuga 

Padyshim që në një shoqëri tregu, dhe ku qytetari është i lirë të blejë ose mos blejë këtë apo atë gjë, ka përgjegjësinë e vet për gjithçka i ndodh.

Politikanët të sillen sa të duan në mënyrë të papërgjeshme, nëse qytetari ka ndërgjegjen e lartë qytetare, ai e ndikon historinë shumë fort.

Cmime të rritura? , ne nuk blejmë, dhe deklarojmë se do të blejmë minimunin e gjërave të domosdoshme.
Mallra importi? Ne nuk i blejmë, kërkojmë mallra vendi.
Restorante luksi me çmime ku shitet kamarieri jo pjata?, kafene të shtrenjta? Nuk shkojmë.

Nxisim prodhuesit shqiptarë, produktet shqiptare, shitësit që kanë njerzillik, i refuzojmë të tjerët.

Nuk i refuzojmë? Secili shef punën e vet? Ohuuuu, ç’më duhen mua të tjerët?

E po mirë, atëhere, pas qafe e kemi, nuk na e ka fajin njeri, jemi të papjekur si qytetarë, jemi mësuar që nga koha e perandorive që hallet na i sjell dhe na i zgjidh pushtetI, atëhere asnjë ankesë!

Në një shoqëri si e sotmja po mendove si prej shekujsh se është dikush tjetër me pushtet, dovleti, dërzhava, sulltani, mbreti, partia që mendon për ty, bëju gati të të rrjepin!

Kur sheh klientin në Perëndim sesi vepron me ndërgjegje qytetare dhe po u nxeh ja mbledh edhe Toyotës, edhe Danone, edhe Nestle-s, edhe IKEA-s, thua: O Zot kur do të kuptojmë ne që leku është si vota!

Jepe kot dhe do ta pësosh, hidhe në vendin e gabuar dhe do ta pësosh!-Kumtari.al

-Marrë nga Facebook-u autorit

Read Previous

Policia izraelite dhunon pjesëmarrësit në funeralin e gazetare së Al Jazeera

Read Next

Tentoi të hynte me dhunë në Kryeministri, i arrestuari është koordinator i PS Durrës