Nuk ka asnjë kandidaturë për President, dështon raundi i parë

Këtë të hënë, në 09.00, u mblodh komisioni i ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Komisioni ka konstatuar mungesën e kandidaturave në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit, që do të konsumohet sot në sencën parlamentare.

Kushtetuta e parashikon që votimi të quhet i kryer edhe pa asnjë kandidaturë, ndërsa i hapet rruga 2 raundeve të tjera. Socialistët janë shprehur se mazhoranca është e vendosur që t’i japë vendit një president konsensual dhe sipas Taulant Ballës, në tryezën e negociatave që u mbajt të premten, u vendosën edhe piketat kryesore me përfaqësues të opozitës. Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj refuzoi të ishte pjesë e diskutimeve dhe ka paralajmëruar se nuk do të ulet në negociata me mazhorancën nëse nuk merret për bazë drafti i tij me kriteret për zgjedhjen e presidentit të ri.

Fatmir Mediu, ndërkohë, e kushtëzoi këtë proces me zgjedhjen e një kandidature që përfshin të gjithë opozitën. Rithemelimi ka nisur takimet me aleatët e PD për propozimin e një kandidature të përbashkët.

 

Read Previous

E zëvendësoi Blinken/ Pse po vjen në Tiranë ish-Sekretari i Shtetit të Donald Trump

Read Next

Pacientja dhe infermieri bllokohen në ashensor, përfundojnë të dy në spital