Nga nesër çdo dokument do merret online, ky është mesazhi që ka ardhur në telefonat e shqiptarëve

Nga nesër, çdo dokument do të merret përmes platformës e-Albania.

Këtë e lajmëroi kryeministri Edi Rama, tre ditë më parë përmes një postimi në rrjetin social shkruante se nga data 1 maj, do të mbylleshin sportelet dhe çdo dokument do të merret online.

“Më në fund erdhi dita e heqjes përfundimtare të sporteleve, orareve, zvarritjeve për dokumenta nga jeta e përditshme e shqiptarëve”, shkruante Rama.

 

“Nga data 1 Maj sportelet do te mbyllen. Sherbimet e dokumenteve vetem ne e-albania. Vizitoni https://e-albania.al/tutorial per te pare videot shpjeguese. Me shpejt, pa radhe dhe pa orar. 24 ore pa pushim ne sherbimin tuaj. Shqiperia e para ne rajon per sherbimet digjitale pa korrupsion!”, thuhet në mesazh./CNA.al

Read Previous

Nis numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD

Read Next

Rritja e çmimeve vështirëson jetesën e personave me aftësi të kufizuara