Ndodh në bypass-in e Fierit/ Vjedhin pjesët metalike të urës për t’i shitur për skrap

Autoroteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ngritur shqetësimin për një ngjarje të ndodhur në një urë të bypass-it të Fierit.

Në njoftim thuhet se disa persona, tashmë të ndaluar nga policia, kanë  vjedhur pjesë metalike të urës, për t’i shitur për skrap, duke dëmtuar kështu sigurinë rrugore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar inkurajon qytetarët të denoncojnë raste të tilla abuzimi.

 

Njoftimi

📍Autoriteti Rrugor Shqiptar shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në urën e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit, ku persona tashmë të ndaluar nga policia, kanë vjedhur elementet metalike të kësaj vepre arti, për t’i shitur për skrap.

Duke dënuar këtë ngjarje, e cila dëmton sigurinë rrugore dhe krijon rrezik për përdoruesit e automjeteve, Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron opinionin publik se nuk do të tolerojë asnjë rast të tillë dhe së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese do të kërkojë ndëshkimin me forcën e ligjit për çdo abuzues, gjithashtu menjëherë janë marrë të gjitha masat për riparimin e këtij dëmi duke kthyer në normalitet gjendjen e urës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzues, për të bërë të mundur reagimin në kohë dhe marrjen e masave për të mos pasur asnjë problematikë në akset rrugore.

Vetëm me ndihmën dhe përgjegjshmërinë e çdo qytetari të këtij vendi do të bëjmë të mundur që siguria rrugore, në çdo cep të vendit, të jetë në nivelet që duam duke minimizuar rastet e aksidenteve.

©kumtari.al

Read Previous

Zbardhen emrat që kandidojnë për sekretariatin e PD

Read Next

Shiritat e dorës të përdorura gjatë gjyqit Johnny Depp-Amber Heard po shiten me çmime ‘të kripura’ në Internet