Ndërpriten negociatat Ukrainë-Rusi

Mëngjensin e sotëm nisën bisedimet në raundin e katërt të negociatave Rusi-Ukrainë. Pak momente më parë, në përfundim të tyre, negociatori ukrainas Mykhailo Podoliak, tha se është marrë një “pauzë teknike” në bisedimet Ukrainë-Rusi deri nesër, të martën

“Për punë shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përcaktimeve individuale. Negociatat vazhdojnë,”tha Podoliak.

Më herët sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i përshkroi ato si bisedime të vështira.

Podoliak tha se raundi i katërt po mbahej praktikisht, jo personalisht, me ekipin negociues ukrainas në Kiev.

Read Previous

Rusia i kërkoi Kinës pajisje ushtarake, thotë zyrtari amerikan

Read Next

Protestuesit Ramës: Taksat sa ishin në 2013, nëse nuk e bën dot, hap krahun