Ndahet nga jeta shkrimtari dhe albanologu i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë shkrimtari dhe albanologu shqiptar, Kapllan Resuli. Autori i 135 veprave dha frymën e fundit në moshën 88 vjeçare.

Kapllan Resuli i njohur edhe si Kaplan Burović është shkrimtar dhe albanolog shqiptar. Ai ka qenë ndër shkrimtarët e parë në prozë mes shqiptarëve të Jugosllavisë së bashku me Adem Demaçin dhe Anton Pashkun. Pasi u burgos në Jugosllavi, u kthye në Shqipëri ku po ashtu u internua dhe më tej u burgos për 20 vite të tjera.

Kush ishte Kapllan Resuli?

Resuli, i lindur në Ulqin, i biri i Xhanos dhe Nurijes, familja e tij – që nga ulqinakët njihen si Resulbegët, – me prejardhje nga Bosnia ishin vendosur në kalanë e Ulqinit në kohën e Perandorisë Osmane. U shkollua në gjuhën serbe, ndërsa gjuhën shqipe ia dha mësuesi Tajar Hatibi – sipas tij. Pasi kishte qenë në burg, më 1952 shkroi në Dubrovnik poemën Bojana. Poema iu botua nga Shtëpia e Kulturës e qytetit dalmat ku ishte me shkollë, e cila më pas do t’i botohej në të përkohshmet Iskra të Beogradit dhe Polet të Zagrebit. Më 1954 botoi dy këngë lirike ulqinake pa komentim me pseudonimin Kapllan Kalushi. Po atë vit kreu gjimnazin XV të Beogradit dhe më 1957 përfundoi shkollimin e lartë, të cilin e ndoqi në Universitetin e Shkupit, ku Katedra e Gjuhës Shqipe drejtohej nga Petro Janura.

Pasi e ribotoi poemën Bojana për herë të katërt kur po shërbente ushtar në Shkup, u arrestua dhe u burgos në burgun e Idrizovës. Më 1960 emigroi në Shqipëri, ku u fut në “kampin e emigrantëve jugosllav” në Çermë. Kohë kjo kur konceptoi romanin Tradhëtia.

Read Previous

“Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë”/ Meta paralajmëron protesta

Read Next

Bie me 4 mijë numri i maturantëve që aplikojnë në universitete