Mungon në seancën gjyqësore/ Arlind Gjokutaj ka shfaqur probleme shëndetësore

Ka munguar në seancën për vlerësim sekretari i ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj.

Prej dy ditësh ai është i shtruar në spitalin e Kardiologjisë për probleme me zemrën. Në gjykatë janë Fatmir Hoxhaj, drejtor i çështjeve juridike në këtë ministri dhe Alban Ruli, përmbarues.

Të tre zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre. Arrestimi i tyre erdhi pas hetimeve për të pandehurin Ilir Thana, i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Read Previous

Bordi i Transparencës pritet të shfuqizohet

Read Next

Studimi: Soros ka hedhur plot 21 miliardë USD për të majtët