Moti i keq/ Shtyhet nisja e trageteve drejt Barit

Për shkak të motit të keq ka pasur vonesa në mbërritjen e trageteve të linjave të portit të Durrësit.

Dy tragetet që ishin parashikuar për nisje drejt Barit mbrëmjen e kaluar, kanë arritur të nisen mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00.

Ndërkohë që edhe tragetet nga Bari drejt Durrësit priten të mbërrijnë me vonesë, për shkak të nisjes me disa orë vonesë nga Porti i Barit.

Read Previous

Rruga e Arbrit e rrënuar dhe gjysmake, merr 1/3 e financimit deri në nëntor 2022

Read Next

Paradokset e “Ballkanit të Hapur”