Ministra, deputetë dhe politikanë kanë marrë doktoratura me kërkime shkencore të vjedhura jashtë vendit

Disa prej politikanëve shqiptarë, edhe në poste të larta, janë faktuar se kanë marrë doktoratura me kërkime shkencore të vjedhura jashtë vendit, apo dhe nga autorë të tjerë brenda vendit.

Emisioni “Inside Story” ka trajtuar këtë fenomen dhe më poshtë po tregojmë disa nga politikanët shqiptarë që kanë dokutoratura të kopjuara. Studiuesit Vladimir Kola dhe Taulant Muka kanë analizuar punimet e tyre dhe në disa raste, ato kanë rezultuar se janë 100% të kopjuara.

Një nga këto punime është dhe një tezë doktorature e vitit 2013, me udhëheqëse shkencore profesore Luljeta Bozo. Ajo rezulton se ka kopjuar mbi 20 faqe nga një studim tjetër i vitit 1993, në gjuhën angleze.

Ministra, deputetë dhe politikanë, studiuesit nxjerrin doktoraturat e

Doktoratura e udhëhequr nga Luljeta Bozo

Ministrja Kushi ka qenë disa herë shënjestër e akuzave për plagjaturë. Në një prej tyre të botuar në vitin 2009 dhe me bashkautore Evis Kushin, mbi 90% e tekstit është kopjuar nga tre studime të viti 2001, 2000 dhe 2008.

Ministra, deputetë dhe politikanë, studiuesit nxjerrin doktoraturat e

Teza e ministres së Arsimit, Evis Kushi

Teza e doktoraturës së ish-ministres Mimi Kodheli, me udhëheqës Dhori Kule, e publikuar në vitin 2015 akuzohet për plagjaturë. Studiuesit e akuzojnë Kodhelin se ka kopjuar nga tre shkrime të mëparshme të vitti 2000 dhe 2013.

Ministra, deputetë dhe politikanë, studiuesit nxjerrin doktoraturat e

Teza e ish-ministres Mimi Kodheli

Edhe Monika Kryemadhi renditet mes politikanëve që e kanë doktoraturën me plagjaturë. Ajo e ka mbrojtur doktoraturën në vitin 2015, pranë Fakultetit Ekonomik, me udhëheqës shkencor profesor Dhori Kule. Ajo ka kopjuar dy kapitur nga një libër i publikuar në vitin 2005.

Ministra, deputetë dhe politikanë, studiuesit nxjerrin doktoraturat e

Teza e Monika Kryemadhit

Edhe ish-ministri Vangjel Tavo në tezën e mbrojtur ën vitin 2013, rezulton se ka kopjuar 18 faqe, ose 1/3 e tekstit total, pa bërë referenca dhe pa listuar te literatura e konsultuar burimin origjinal. Ai ka marrë pjesë nga një botim i vitit ’96 dhe disa të tjerë nga viti 2009 dhe 2010.

Ministra, deputetë dhe politikanë, studiuesit nxjerrin doktoraturat e

Teza e Vangjel Tavos

Deputetja Blerina Gjylameti ka kopjuar 22 faqe në temën e doktoraturës të mbrojtur në vitin 2017, pranë Fakultetit Ekonomik. Ajo ka marrë pjesë nga një studim i vitit 2008.

Ministra, deputetë dhe politikanë, studiuesit nxjerrin doktoraturat e

Teza e Blerina Gjylametit

Xhelal Mziu, deputete i PD, e ka mbrojtur doktoraturën në Universitetin Bujqësor në vitin 2013. Ai ka kopjuar rreth 40% të tezës nga katër dokumente në gjuhën italiane dhe nga disa leksione në italisht.

Ministra, deputetë dhe politikanë, studiuesit nxjerrin doktoraturat e

Teza e Xhelal Mziut

Edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, rezulton se ka plagjaturë në tezën e doktoraturës që ka mbrojtur në vitin 2017 pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Sipas studiuesve, ministri ka kopjuar 7 faqe nga një autore shqiptare dhe nga disa shkrime të tjera publikuar më parë, apo vetë nga BE.

Ministra, deputetë dhe politikanë, studiuesit nxjerrin doktoraturat e

Teza e Ulsi Manjës

Drejtimi nga e njëjta dorë prej dekadash, konsiderohet nga njohësit e kësaj fushe si ngërçi më i madh që nuk i lë universitete shqiptare të ecin përpara. Duke i akuzuar rektorët dhe dekanët se trashëgojnë reminishenca nga sistemi monist, ata argumentojnë se me të njëjtën frymë po mbajnë nën tutelë universitete dhe kërkimin shkencor.

Siç shihet dhe nga emisioni dhe faktet më sipër, rektorët dhe dekanët, që janë profesorë dhe kanë udhëhequr disa nga tezat e mësipërme, “nuk kanë vënë re” pjesë e kopjuara nga këta politikanë, nga tekste brenda dhe jashtë vendit.

Referuar VKM-së 112 të vitit 2018, kriteret për përfitimin e gradës shkencore “Doktor” dhe titujve akademikë “Profesor i asociuar” dhe “Profesor” janë të përcaktuar në mënyrë strikte.

Për të marrë gradën “doktor” në fund të studimeve të ciklit të tretë kandidati, duhet të ketë realizuar 3 referime, 2 nga të cilat të jenë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare (simpozium,konferencë, kongres), në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian ose G20-ës; të ketë botuar, së paku, 3 (tre) artikuj shkencorë në revista shkencore, nga të cilët 2 (dy) të jenë botuar ose pranuar për botim në revista të indeksuara. Vkm-ja përcakton se revistat e indeksuara dhe me faktor impakti faktor impakti duhet të jënë të rankuara nga Thomson Reuters ose Scopus.

Por të gjitha këto botime kushtojnë, ndërkohë që në vendin tonë ka edhe një paradoks tjetër: doktoranti jo vetëm që nuk paguhet gjatë tre viteve që zgjat ky cikël studimesh, por madje ai duhet të paguajë që të pranohet.

Mesatarisht, përllogaritet që një doktorant ka një kosto prej afërsisht 10 mijë euro për të përfunduar ciklin. Nga të cilat 5 mijë euro tarifa që i paguan universitetit dhe 5 mijë euro për kërkim shkencor, pjesëmarrje në konferenca dhe botime të tyre, gjë që e kompromenton këtë proces.

“Kjo është një shumë jashtëzakonisht e lartë, në më të paktën ne do të kemi një ulje të cilësisë së doktorantëve, por në më të keqen do të kemi nxitje të korrupsionit pasi ata do të duan të kenë një mënyrë sa më të shpejtë për rikuperimin e të ardhurave që shpenzuan për marrjen e titullit shkencor” u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare

Sa kohë që shteti nuk ka vendosur ti financojë doktorantët, një pjesë e konsiderueshme nuk investohen në kërkimin shkencor, por bëjnë punime të përcipta që i çojnë në revista rajonale pa faktor impakti. Ndërtohen skema dhe aktivitete në kufijtë e fiktivitetit ku konferencat të konsiderohen ndërkombëtare dhe cilësia e punimeve lë për të dëshiruar.

“Sot në momentin që p.sh unë vij nga Zvicra, bëjmë një takim, e quajmë takim internacional dhe ty mund të të konvertohet në titull akademik, nuk ka reflektim mbi asgjë se çfarë ndodhi, as mbi plagjaturat, mbi protestat e studentëve”u shpreh studiuesi Taulant Muka

Në këtë panoramë të zymtë që është e dukshme, pyetja që ngrihet është se si janë me kërkimin shkencor elitat e universiteteve shqiptare, pra rektorët dhe dekanët? A bëhet kërkim shkencor cilësor në universitetet shqiptare.

“Inside Story” hulumtoi rreth punës kërkimore që kanë realizuar rektorët dhe dekanët e këtij universiteti, pra ata që qëndrojnë në majë të piramidës së hierarkisë.
“Nëse shikon figurën akademike dhe produktin shkencor të dekanëve dhe rektorët, jo vetëm në universitetin e mjekësisë por thuajse në të gjithë universitetet publike janë pothuajse nuk sa i përket kërkimit shkencor” u shpreh studiuesi Taulant Muka.

Për të parë publikimet iu referuam “Web-Of-Science”, një databazë ku indeksohen revistat cilësore me faktor impakti ose siç njihet ndryshe H-index . H- indeks është një parametër që tregon sasinë e publikimeve dhe cilësinë e një studiuesi. Ka disa site që rankojnë publikimet shkencore por “Inside Story” iu referua “Web of Science” pasi ai klasifikon vetëm revistat cilësore dhe me faktor të lartë impakti, ndërsa Scopus, një tjetër site akademik merr në konsideratë edhe botime në revista me faktor të vogël impakti.

Si rregull, një studiues publikon si autor i parë, dhe me marrjen e titujve si Asistent profesor apo profesor, synon gjithmonë të ketë më shumë publikime si autor i fundit. Të dhënat e përfituara janë vërtetë dramatike dhe dëshmojnë për një nivel krejt minimal të kërkimit shkencor që fillon nga maja e piramidës.

Më konkretisht juristi Artan Hoxha, mban postin e rektorit të Universitetit të Tiranës që prej vitit 2020. Në vitin 2009 ai ka marrë gradën “Doktor” në të Drejtën Penale, më 2010 ka marrë titullin “ Profesor i Asociuar” dhe në vitin 2015 titullin “Profesor”. Por pavarësisht këtij rrugëtimi të gjatë, rektori i Universitetit të Tiranës nuk ka asnjë botim shkencor, asnjë punë shkencore, asnjë kërkim në revistat prestigjoze.
Si rrjedhojë edhe faktorin e impaktit, pra që mat cilësinë dhe sasinë e ka zero . Emri i rektorit të universitetit lider në vend, nuk figuron as në Scopus që merr në konsideratë edhe botimet në revistat me faktor impakti të vogël.

E njëjta situatë dramatike paraqitet edhe me “kokat” që drejtojnë fakultetet e Universitetit të Tiranës.
Profesor doktor Dhori Kule, me një karrierë të gjatë 40 vjeçare në botën akademike, i cili ka qenë dy herë rektor i Universitetit të Tiranës dhe për të tretën herë mban postin e dekanit të fakultetit Ekonomik, po ashtu rezulton të ketë zero publikime shkencore në Web of Science Pavarësisht se në CV-në e tij të publikuar në faqen e universitetit të Tiranës, thuhet se është autor i mjaft artikujve shkencorë, brenda dhe jashtë vendit, asnjë prej tyre nuk figuron të jetë botuar në revista serioze. Vetëm në Skopus rezulton të jetë autor i një studimi.

Asnjë publikim shkencor, asnjë botim, apo artikull në revista me faktor impakti nuk kanë edhe Edmond Rapti, dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale; Sokol Mëngjesi, dekan i Fakultetit të Drejtësisë; Artur Sula dekan i Fakultetit të Gjuhëve të huaja, si dhe Sabri Laci, dekan i Fakulteti të Histori Filologjisë.
Spiro Drushku, dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës rezulton se ka 15 publikime dhe një factor impakti 4.

Brunilda Daci, dekane e Fakultetit të Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar rezulton me 7 botime, dhe një faktor impakt 2.

“Nëse ka një sitë, pra një filtrim duhet të fillojmë me dekanë, rektorë apo shefa departamenti. Në rast se pastrohet kjo pjesë e sistemit, nëse vjen një shef departamenti që ka një etikë profesionale fillon e ndërton në mënyrë të shëndetshme. Por në momentin që koka është e vështirë që të pastrosh ata poshtë, pasi përgjegjësia më e madhe qëndron tek kokat” u shpreh studiuesi Taulant Muka.

Kjo shkëputje totale e drejtuesve nga kërkimi shkencor, ka bërë që universiteti i Tiranës ti mungojnë themelet që e bëjnë një godinë të fortë duke e renditur shumë dobët.

Read Previous

Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Bota është në rrezik të madh

Read Next

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu paraqitet në SPAK