Milionat e Ramës për blerje votash/ Pas mbylljes së zgjedhjeve, nis ringritja e euros

Kur u pyet për manipulimet zgjedhore, kreu i opozitës, Sali Berisha përmendi edhe faktin se si ishte tronditur kursi i këmbimit të euros gjatë periudhës së fushatës.

Ekspertët dhe gazetarët patën deklaruar vazhdimisht se kjo rënie e thellë e euros ka lidhje me zgjedhjet. ‘Çantat’ e parave po përdoreshin për manipulim në shkallë të gjerë.

Jo vetëm kaq, por arriti në një pikë kur rënia e euros po rrezikonte edhe sektorët jetikë të ekonomisë shqiptare.

Por për të kuptuar se sa e lidhur ishte rënia e euros me zgjedhjet, mjafton të shihni kursin e sotëm, një ditë pas votimeve.

Euro e ka nisur javën me rimëkëmbje në kursin e këmbimit lekun.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro të hënën u këmbye me 111.31 lekë, në rritje me 0.49 lekë krahasuar me ditën e premte.

Në gjysmën e parë të muajit maj, euro shënoi një rënie të mëtejshme ndaj lekut, duke arritur vlerat më të ulëta historike.

Në datën 11 maj, kursi i këmbimit euro-lek arriti nivelin prej 110.63 lekësh, më i ulëti i regjistruar ndonjëherë. Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia i detyrohej prurjeve të mëdha të valutës në treg.

Sipas ekspertëve, periudhat parazgjedhore shoqërohen me rritje të flukseve valutore dhe e njëjta gjë duket se ka ndodhur edhe këtë vit, duke e çuar kursin e euros drejt rekordeve të reja në rënie. /Syri.net/

Read Previous

Fisnik Qosja kryeson me mbi 700 vota

Read Next

BIRN: Vëzhguesit e huaj, të shqetësuar nga ‘makinacionet’ e pushtetit