Meta thirrje për protestë: Të gjithë kundër Ramës, atje ku atij i dhemb më shumë!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen protestës së 13 shtatorit, që do të organizohet tek Inceneratori i Tiranës.

Në një konferencë për gazetarët, ish-kreu i Shtetit u shpreh se është vetëm një kriter për të qenë opozitar, “të jesh kundër Ramës atje ku atij i dhemb më shumë, tek hajdutëria”.

Ilir Meta u shpreh se protesta e 13 shtatorit do te jete nje proteste qytetare, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të protestojnë çdo ditë, pasi kjo qeveri po i vjedh.

Ai paralajmëroi se do te publikojnë me fakte abuzimet dhe vjedhjet qe behen me keqmenaxhimin e sistemit te energjisë.

“Ne ndërmorëm këtë iniciativë, kjo do të jetë protestë e qytetareve. Dikush ndërmerr një iniciative për protestat, e merr një grup interesi, një forcë politike, apo opozita, Por më e rëndësishme është që qytetarët të protestojnë çdo ditë sepse këtu vidhet pa pushim.

Ndërkohë që përgatiten edhe vjedhje të tjera, si ajo e keqmenaxhimit të sistemit energjetik tek qytetarët e thjeshtë. Me këtë çështje do të merremi më në brendësi me fakte në ditët që vjen. Është detyrë e cdo qytetari që të protestojë. Në këtë manifestim do të jemi të gjithë me flamurin e qytetarisë, transparencës dhe me asnjë flamur partie apo force politike

Secili që dëshiron të gjejë një alibi e ka rrugën e hapur për ta shpikur një të tillë. Është vetëm një kriter për të qenë opozitar, kriteri është je apo nuk je kundër Ramës atje ku atij i dhemb më shumë dhe më shumë i dhemb tek hajdutëria”, tha Meta.

Read Previous

Makina bie në humnerë, shpëtojnë nëna dhe fëmija e saj

Read Next

Shkollat që nuk hapen të hënën, të dëmtuara nga tërmeti, të amortizuara dhe pa nxënës