Meta: Para se të anuloj zgjedhjet lokale fola me Ruçin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thënë në emisionin “Top Story” se vendimin që ai ndërmori për aktin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale në vitin 2019 e mori në emër në emër të paqes sociale dhe procesit të integrimit që të shtynte datën e zgjedhjeve lokale.

Do bëhej një goditje e madhe, kjo ishte e padiskutueshme. I bëra një telefonatë zotit Ruçi si kryetar i parlamentit, që përpara se të bëja këtë akt për shtyrjen e zgjedhjeve ta njoftoja paraprakisht. Me zotin Rama kisha fol më përpara dhe i kam thënë se unë jam i angazhuar për zgjedhje bashkiake shumë partiake, jo për zgjedhje të parakohshme siç kërkonte zoti Basha. Ajo ishte planifikuar si një ditë e zezë për shqiptarët. Unë doja të isha institucional dhe besoja te pjekuria e zotit Ruçi. Besoj gjithashtu se zoti Rama ka qenë në dijeni të asaj që do të ndodhte dhe i interesonte. Pasi nëse do të ndodhte goditja, do akuzohej opozita për këtë çështje. Unë e gjykova që kjo ishte zgjidhja më e mirë në këto rrethana. Unë mora një përgjegjësi në emër të paqes sociale në emër të shpëtimit të integrimit, kam këmbëngulur në mënyrë të përsëritur për një dialog. Ja ku i keni shkresat që i kam dërguar Ramës për dialog, nuk ishte i interesuar. Por me sa duket as Basha nuk ka qenë, pasi nuk u regjistrua në zgjedhjet bashkiake të shtyra. Ky është një film shumë i qartë, që nga çadra, që nga mos hyrja në zgjedhjet vendore dhe për të vijuar më pas në ditët ku jemi”, tha presidenti Meta.

Read Previous

Meta: 3 vitet e fundit në presidencë kam qenë i vetëm, i tradhëtuar nga miqtë e…

Read Next

Gjykata e Lartë jep vendim për rekursin e Lefter Kokës