Merr flakë makina e kryebashkiakut të Hasit

Automjeti i kryebashkiakut të Hasit, Halit Mulaj është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Sipas raportimeve mediatike, në momentin që ndodhi ngjarja, automjeti i kandidatit të PS-së në Has ishte i parkuar në garazhin e banesës.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Një njoftim zyrtar pritet nga policia lidhur me shkaqet e dyshuara të ngjarjes.

Read Previous

Korrupsioni i inceneratorëve/ Në Shqipëri bashkitë përdorin PPP-të për mbetjet, në Rajon për infrastrukturë

Read Next

U godit nga trageti i linjës Durrës-Bari, mbytet peshkarexha në ujërat e Adriatikut/ 3 peshkatarë ndodheshin në bord