Maturantët protestë për provimin me zgjedhje/ Kushi: Testi nuk ka asnjë gabim shkencor

Këtë të hënë kanë dalë rezultatet e lëndës me zgjedhje. Provimit iu nënshtruan 29.775 maturantë, ku 1144 prej tyre kanë ngelur. Ndërkohë, vetëm 128 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00. Teksa maturantët kanë paralajmëruar sot protestë në orën 10 përsa i përket testit të biologjisë dhe lëndëve të tjera me zgjedhje, ka reaguar ministrja e Arsimit Evis Kushi. Kushi thekson se pas vlerësimit të bërë, është konfirmuar që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë.

“Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës. Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.”, është shprehur ministrja.

Read Previous

Gjirokastër/ Përplasi me makinë dy fëmijë, arrestohet shoferi

Read Next

Mendimet e Faik Konicës për shqiptarët…