Marshimi për komandatët e UÇK-së/ Meta mesazh qytetarëve: Shpresoj të na kthehen sa më shpejtë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët kanë dalë të marshojnë ditën e sotme  në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë.

Meta u shpreh se shqiptarët do të kërkojnë gjithmonë drejtësi dhe se UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si dhe liria.

Ndër të tjera Meta është shprehur se shpreson që komandatët dhe luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë të kthehen sa më shpejt.

“Sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi.

UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria.

Përshëndes qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë.

Shpresojmë që të na kthehen të lirë, sa më shpejt, luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë”, shkruan ai.

Read Previous

Këlliçi: Ndalimi i korrupsionit në bashki, sjell 60 mln euro më shumë

Read Next

Rritja e pagës minimale tre herë brenda vitit alarmon fasonin, nis humbja e klientëve