‘Lufta brenda llojit’/ Berisha: Veliaj po nxjerr dokumentet e Ahmetajt, prandaj po bëhet beteja për SPAK-un ‘Lufta brenda llojit’/ Berisha: Veliaj po nxjerr dokumentet e Ahmetajt, prandaj po bëhet beteja për SPAK-un

Kryetari demokrat, Sali Berisha, duke u ndalur sërish te çështja e inceneratorëve te konferenca e sotme, tha se me publikimin e dokumenteve për Arben Ahmetaj po bëhet luftë e brendshme në PS.

“Edi Rama ka hallin e Agaçit.

Agaçi, bashkë me Ramën, janë krerët e organizatës kriminale të djegësve.

Ministri i Financave nuk mund të bënte asnjë veprim pa firmën e kryeministrit.

Po të mos e ekzonoronte Engjëll Agaçi me Edi Ramëb, procedurën e mbyllur të ndërmarrjes së tyre, Arben Ahmetaj nuk lëvizte një qindarkë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Këta janë kokat e aferës. Nuk e kursej Arben Ahmetaj, e meriton plotësisht, është përgjegjës plotësisht.

Çfarë është ajo që shef, ajo e udhëtimeve? Është luftë brenda llojit? Erion Veliaj, se ka një shkresë aty, që për hir të së vërtetës, në çdo gjykim ligjor, Arben Ahmetaj bëhet bashkëfajtor.

Por faji kryesor është i Erion Veliaj. Arben Ahmetaj konstaton se është në shkelje të rëndë ligjore, por shkruan se nuk është kompetencë e imja, por këtë vjedhje do e bëjë ai tjetri.

Erion Veliaj ia nxjerr tani dokumentet poshtë e përpjetë, prandaj është beteja për SPAK-un,” tha Berisha.

Read Previous

Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit

Read Next

Yuri Kim nuk njeh kufinj. Futen në mbledhjen e KLP ku do të zgjidhet kreu i SPAK