Luçiano Boçi për primaret në Elbasan: Pjesëmarrja tregon bashkimin e PD

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është kandidati i vetëm që votohet sot në primaret e PD-së për të qenë kandidat për kryebashkiak të Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit.

Në një deklaratë për mediat pas votimit  Boçi u shpreh entuziast se procesi i sotëm do të sjellë bashkim të PD dhe demokratëve dhe do të jetë shembull për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

“Simpatizantët kanë ardhur të shprehin të drejtën e tyre me votë. Unë jam i vetëm, por dhe kur je i vetëm vota ka vlerën e saj, anëtarët e kanë shprehur këtë vullnet. I tillë është procesi në të gjithë Shqipërinë. Ky proces duhet të jetë shembull sesi votohet. Pa shantazh e blerje të votës. Themeli i demokracisë është vota e lirë”, tha Boçi.

Read Previous

Rama i sajon pyetje vetes – Pse SPAK nuk arreston Berishën dhe Metën?

Read Next

Gjergj Erebara: Një gjuhë që nuk ndryshon, është një gjuhë që nuk vlen