Lobimi rus/ Prapaskenat për mbylljen e dosjes hetimore të Lulzim Bashës

Prokurorja Elisabeta Imeraj ka zbuluar detaje se si u mbyll dosja hetimore e lobimit rus, ku i pandehur ishte Lulzim Basha.

Historia e lobimit rus, nis me 14 nëntor 2017,  ku “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike e Shqipërisë me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD.

Financimi fillonte nga disa komopani në Edinburgh dhe më pas përfundonte tek lobimi i Nick Muzin, i cili në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, deklaroi dy herë shumat e marra nga Lulzim Basha për lobim në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në zyrën e presidentit Donald Trump. Por, mesa duket gjithçka ka qenë ilegale. Ka qenë një efinancim i fshehur, me para burimi i të cilave nuk dihet.

Çfarë ndodhi me dëshmin e Nik Muzin?

cna lajme aktualitetNë emisionin “Të Paekspozuarit”, Imeraj ka treguar se çfarë ndodhi me dëshminë e Nik Muzin dhe ku u bllokua çështja.

“Kur kam mbërritur unë ( në drejtimin e Prokurorisë), hetimi kishte nisur. Është intensifikuar me tre prokurorë. Prokurorët janë të pavarur. Unë kam mbajtur qëndrimin tim, që nuk ka rëndësi se si është rezultati, sepse drejtuesi i prokurorisë nuk mund të ndërhyjë, por kam dalë me udhëzimin përkatës, duke bërë të ditur që hetimit t’i shkohet deri në fund”, është shprehur Imeraj.

Ndër të tjera ish drejtuesja e organit të akuzës në kryeqytet ka zbardhur hapat që janë ndjekur nga prokuroria në këtë hetim.

Sipas saj Nik Muzin, ka vendosur kushte, për të dëshmuar në Shqipëri.

Kemi dy momente të cilat do t’i sqaroj. Çështja është e mbyllur tani, ka mbaruar.

Prokuroria u është drejtuar organeve në SHBA për ndihmë juridike.

Është kërkuar informacion dhe marrja e dëshmisë së Muzin.

Në kthim-përgjigje kanë ardhur informacionet, por nuk është bërë e mundur pyetja e zotit Muzin.

Në argumentimin e bërë në kthim-përgjigje dhe kërkesën për ndihmë, është arsyetimi se zoti Muzin ka përfituar nga e drejta për të mos folur (në SHBA), ndërsa në raport me organet në Shqipëri, nëse i jepet garanci në mosmarrjen e përgjegjësisë penale, do të jepte dëshminë.

 Unë personalisht, duke parë zanafillën hetimore, që hetimit i duhet shkuar deri në fund, kam udhëzuar, që prokuroria të mos ketë fazë përfundimtare, por të krijojë mundësinë proceduriale që Muzin të japë dëshminë e tij”, është shprehur Imeraj.

 Sipas Imerajt, nëse Prokuroria do të ishte e centralizuar drejtuesi i prokurorisë kishte mundësi të shfuqizonte vendimarrjen e prokurorëve të çështjes dhe në këto rrethana Basha do të përfundontë para drejtësisë.

 Prokurorët vendosen të mbyllej hetimi dhe të shkojë çështja në gjykatë. Nëse prokuroria do të ishte e centralizuar, drejtuesi i prokurorisë kishte mundësi të shfuqizonte vendimarrjen e prokurorëve të çështjes”, ka thënë më tej Imeraj.

Dokumente që faktojnë skandalin e lobimit rus

 CNA.al ka  sjellë më herët një dokument ekskluziv të siguruar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ku sipas deklarimeve të bëra nga Kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, rezulton se: Kompania ruse Biniatta Trade LP (Kompania Ruse  offshore do t’i paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes 4 shuma.

Në dokument shkruhet (nënvizuar me të kuqe) Fees and Expenses pra tarifa dhe shpenzime: 150 mijë usd për çdo muaj pë një periudhë tre mujore, në 15 mars, 15 prill dhe 15 maj, në total shumën prej 450 mijë USD.

Sipas dokumentave, Biniatta do paguajë Stonington, shumën 500.000 USD si tarifë speciale deri në mbylljen e marrëveshjes në 23 mars 2017. Pra, në total 950 mijë USD.

Një tjetër dokument,të publikuar po nga CNA.al është kontrata e dytë, e cila ka tre shuma nga 25 mijë dollarë, të lidhura nga PD-ja, që bëjnë gjithsej 75 mijë dollarë.

Pra, në total Lulzim Basha nuk ka firmosur as 450 mijë dollarë, as 650 mijë dollarë dhe as 950 mijë dollarë, por plot 1 milion e 25 mijë dollarë për lobim në SHBA.

Sipas të dhënave zyrtare nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, janë dy kontrata, një e dorëzuar në mars dhe një në nëntor të 2017-ës.

Pra, një shumë totale 1 milion e 25 mijë dollarë. Ajo që ka thënë prokuroria dje, por edhe Basha nëpër media, janë të ndryshme nga realiteti në Departamentin Amerikan të Drejtësisë./CNA.al

/CNA.al

Read Previous

Meghan Markle kandidate për presidente të SHBA/ Ja çfarë thotë Biden

Read Next

Bordi Pulitzer nderon gazetarët ukrainas që mbulojnë luftën