Lira turke në rënie të lirë

Monedha turke ka zbritur në nivelin më të ulët kundrejt dollarit, pak orë pasi presidenti Rexhep Taip Erdoan urdhëroi dëbimin e 10 ambasadorëve nga vendi.

“Ndjehem vërtet keq për vendin tim. Shpresoj shumë të mos bëhet aq keq sa ç’kemi frikë, por jam e bindur se na presin ditë të vështira.”

“Dollari shumë i lartë e ngadalëson ekonominë tonë. Pronarët e dyqaneve po derdhin sot gjak, jo lotë. Dollari i lartë do të shkaktojë papunësi.”

Të shtunën, presidenti Erdoan udhëzoi Ministrinë e Jashtme turke të shpallë “non-grata” ambasadorët e Amerikës dhe 9 shteteve perëndimore që kërkuan lirimin e biznesmenit dhe aktivistit Osman Kavala.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka kritikuar mbajtjen e tij në burg pa u gjykuar dhe me akuzat e pabaza të tentativës për grusht shteti.

Kundërshtarët politikë thanë se dëbimi i diplomatëve është përpjekje për të hequr vëmendjen nga vështirësitë ekonomike që po kalon Turqia.

Read Previous

Dëbimi i ambasadorëve, Berlini i shqetësuar për raportet me Ankaranë

Read Next

Ministri i Jashtëm i Kinës tur vizitash në rajon