Lira Gjika: Një fëmijë nuk pushon së qari me kërcënime

Lira Gjika, një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale, ka dhënë së fundmi një këshillë për të gjithë prindërit, se si duhet të sillen kur fëmijët e tyre qajnë për shkak të tekave, mërzitjeve apo për arsyet e tjera fëmijërore. “Një fëmijë nuk pushon së qari me kërcënime”, shkruan Gjika, “Ilaçi më i mirë për fëmijët në ato momente, është një zë i butë, dhe qetësia nga ana e prindërve.”

“Nuk ka impotencë më të madhe për njeriun, sesa paaftësia për të ngushëlluar dhe pushuar së qari një fëmijë të vogël. Një i rritur, që e pushon së qari një fëmijë me kërcënime, nuk është i rritur. Një fëmijë që qan, është i pushtuar nga frika dhe vetmia. I rrituri, me sjelljen e tij kërcënuese ia fuqizon këtë frikë dhe vetmi.

Pak durim dhe një zë i qetë e i ulët, sidomos kur ky zë është i nënës, të cilin fëmija e njeh që pa ardhur në këtë botë, janë “ilaçi” më i mirë. Përpiquni të rritur, prindër, gjyshër dhe edukatorë, të shmangni nervozizmin, që ju rrit padurimin dhe moskontrollin e vetes, kur dëgjoni të qarat e fëmijës”, këshillon pediatrja Lira Gjika.

Read Previous

Sali Berisha: 24 viktimat e Thumanës janë vrasje shtetërore

Read Next

“Jemi të gatshëm të plotësojmë çdo kërkesë ligjore të Zotit Elezi”/ Berisha i përgjigjet Ibsen Elezit për anulimin e datës së zgjedhjeve