Nga Luçiano Boçi
Institucioni që e ka trajtuar në mënyrën më të padinjitetshme komunitetin rom dhe egjiptian në Elbasan, tani po u jep lëmoshën e rradhës për t’u blerë votën.
Bashkia Elbasan po shpërndan ndihma për përfaqësues të këtyre komuniteteve me kushtin që këta të fundit të dorëzojnë kartat e identitetit dhe të hedhin firma se do të jenë votues të Partisë Socialiste. Është një praktikë e hershme e Bashkisë Elbasan që e përdor sa herë që vijnë zgjedhjet me këta qytetarë.
