‘Legalizimi i kanabisit, doktrinë e Sorosit’/ ‘Business New Europe’ i bën jehonë deklaratave të Berishës

NEW YORK, NY – SEPTEMBER 19: George Soros, Found and Chair of Soros Fund Management and the Open Society Foundations, poses for a portait during 2016 Concordia Summit, which convenes world leaders to discuss the power of partnerships at Grand Hyatt New York on September 19, 2016 in New York City. (Photo by Leigh Vogel/Getty Images for Concordia Summit)

Portali i njohur i Brukselit, Business New Europe i ka bërë jehonë qëndrimit të opozitës shqiptare në lidhje me çështjen e legalizimit të kanabisit. Portali shkruan se projektligji i qeverisë për legalizimin e kanabisit ka sjellë reagimin e zemëruar të opozitës shqiptare.

BNE shkruan se ky projektligj erdhi pikërisht pasi një raport i OKB zbulon se Shqipëria është një nga vendet kryesore në botë për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit.

Më tej në shkrim thuhet se pavarësisht përpjekjeve me shumë publicitet për të zhdukur kanabisin nga zona e Lazaratit, kultivimi i kësaj droge në vend është rritur.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e kritikoi këtë propozim, duke thënë se do të ishte një mbështetje e pamasë për krimin në mbarë botën dhe një pikë e zezë për Shqipërinë.

Duke marrë një fjali që përdoret shpesh nga politikanët e djathtë në Evropën Qendrore dhe Juglindore, ai deklaroi se Rama e ka ndërmarrë hapin për të ekzekutuar doktrinën e filantropit miliarder, George Soros.

Soros ka mbrojtur reformën në politikën e drogës, duke u fokusuar në aksesin në kujdesin shëndetësor dhe mbështetjen sociale, në vend të ndëshkimit dhe parandalimit, sipas Fondacionit të Shoqërisë së Hapur që ai drejton”, thuhet në shkrim.

Read Previous

Dinamika e masakrës midis shqiptarëve ne Athinë

Read Next

Kryemadhi: Incineratori i Tiranës një kodër me dhé, 189 milionë dollarë evazion fiskal