Kushtetutë e re që çke me të!

Nga Ylli Manjani
Botuar ne Kumtari
Ka shumë njerëz që thonë se “nuk ka faj Kushtetuta, por zbatimi i saj”.

Unë nuk e kundërshtoj detyrimisht këtë teori, por moskundërshtia vjen vetëm nëse Kushtetutën e shoim si një ligj të zakonshëm që nuk zbatohet.

Megjithatë, përpara se të spjegoj konceptin tim për Kushtetuën e re, dua të tërheq vëmendjen se kjo Kushtetutë që kemi:

nuk i jep përgjigje atyre që me një furgon me policë u merret prona ditën për diell pavarësisht se e kanë me çertifikatë pronësie;

nuk i jep përgjgje atyre që u hiqet apo kufizohet liria pa një proces të rregull ligjor;

nuk i jep më përgjigje atyre të votojnë në shumicë kundër monizmit, por monizmi qëndron në pushtet;

nuk i jep shpresë askujt që do të marrë një shërbim shtetëror pa ndërhyrë tek patronazhisit politik;

nuk i jep më përgjigje askujt që dëshiron të jetë në Evropë, teksa sheh drejtimin e vendit drejt Anadollit dhe Rusisë; etj etj.

Kjo Kushtetutë, e vetmja në rruzull që përmban në tekstin e saj fjalën “korrupsion”, nuk jep përgjigje përse korrupsioni shtohet!!!

Me këtë Kushtetutë shqiptarët nuk zgjedhin e as vendosin për gjë, por thjesht votojnë të bindur që s’kanë gjë në dorë tashmë…

Për mua si në tekst ashtu edhe në frymë kjo Kushtetutë, e cila është masakruar nga ndërhyrjet politike në vite, ka kry punë.

Ajo nuk përçon më as idenë e një shteti jo partiak, as idenë e një demokracie të vërtetë e as një organizim shtetëror serioz e të përgjegjshëm.

Ndaj ka kry punë!

Mirëpo debati mbi Kushtetutën nuk është vetëm ligjor.

Në radhë të parë Kushtetuta është debat social.

Kushtetuta është marrëveshja e shoqërisë me shtetin e saj.

Marrëveshja e shoqërisë me shtetin e saj e vitit 1999, u dëmtua rëndë nga ndërhyrja e politikës.

Ndaj na duhet një marrëveshje e re e cila të ketë në thelemin e saj këto elementë kryesorë:

-Paprekshmërinë e lirive të të drejtave themelore.

-Shtetin jo partiak në veprim.

-Pushtetin që buron vetëm nga vota dhe asnjë formulë tjetër politike.

-Demokracinë direkte si element themelor vetvendosës.

-Drejtësi mbi çdo pushtetet politik.

-Ekonomi të pastër tregu.

Në këto terma shoqëria duhet të përgatitet për një marrëveshje të re me shtetin, jo me pushtetin.

Pas kësaj marrëveshje kanë kuptim reformat e thella shtetformuese.

Pa këtë marrëveshje, zvarritja do jetë e gjatë dhe e dhimbshme. ©Kumtari.al


Ky është artikull ekskluziv i Gazetës Kumtari, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Gazeta Kumtari” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Read Previous

Qeveria italiane Pro: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Read Next

Do të mbajë hatrin e Serbisë/ Zbulohet arsyeja pse Rama paralajmëroi bojkot ndaj samitit të BE.