Kur prokurori e gjyqtari shndërrohen në zjarrfikës të pushtetit

Nga Av .Neshat Fana

Kur prokurori e gjyqtari shndërrohen në zjarrfikës të pushtetit.

Nuk është vrasje me dashje indirekte, është vrasje nga pakujdesia dhe dënohet në maximum me 5 vjet burg.

Ai është një polic i keq dhe një qytetar i papërgjegjshëm por nuk donte ta vriste vogëlushen, nuk kishte dhe as nuk mund të kishte asnjë njohje, lidhje apo motiv që ta kryente vrasjen përveçse neglizhencës që buron rëndom nga karakteri i tij dhe fodullëku dhe arroganca e të qenit polic që e ndeshim përditë.

Problemi është se me çfarë të drejte prokurori dhe gjyqtari kërkojnë të tallen me viktimën dhe dhimbjen e familjes kur përpiqen që të lajnë fytyrën e qeverisë gjoja duke vënë drejtësinë në vend me akuza false?

Del kryeministri e ministrat e kërkojnë dënimin maksimal për policin për të menjanuar veten nga përgjegjësia dhe me vrap prokurori lëpirës dhe gjyqtari servil ngrenë akuza të paqena për t’i shërbyer atyre.

Ngrihet në këmbë shoqëria civile për të protestuar dhe me vrap prokurori e gjyqtari i hedhin tubin e ujit për të shuar zemërimin e tyre.

Kjo është drejtësi?

Babai i gjorë i engjëllit kërkoi drejtësi, por jo të tallen me të. Nuk vendoset drejtësia vetëm me një vendim gjykate dhe shoqëria e di mirë këtë dhe prandaj dalin e protesojnë.

Nuk vendoset drejtësia me vendime të tilla të pështira prokurorësh lëpirës dhe gjykatës servilë.

Kjo lloj drejtësie duhet refuzuar.

Pikëpamjet për ngjarjen në këtë koment janë të autorit dhe nuk përkojnë domosdoshnërisht edhe me ato të redaksisë. 

 

Read Previous

Berisha thirrje qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimit, mos blini apartamente në Portin e Durrësit

Read Next

Gabriel Escobar: Asosacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit