Kryeministri i Izraelit shkon në Moskë takon Putinin, vetëofrohet si ndërmjetësues

Me një lëvizje surprizë kryeministri izraelit Naftali Bennett ka fluturuar në Moskë dhe ka zhvilluar një takim prej tre orësh me presidentin Vladimir Putin.

Takimi është mbajtur me miratimin e SHBA, Gjermanisë dhe Francës në kuadër të dialogut me Ukrainën.

Pas takimit, Bennett ka informuar Uashingtonin, si edhe presidentin Zelensky.

Pas takimit me Putin, Bennett u nis drejt Berlinit ku do të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Pas takimit ai nuk lëshoi deklarata për mediat, ndërsa mësohet se përpjekja e tij diplomatike është e koordinuar me SHBA-të, Gjermaninë dhe Francën. Pas takimit, Bennett ka informuar edhe presidentin Zelensky.

Zelensky i ka bërë thirrje Izraelit që të ndërmjetësojë përpjekjet për të arritur një armëpushim.

Ndërsa Izraeli e ka dënuar pushtimin e Rusisë përmes ministrit të Jashtëm Yair Lapid dhe përmes votës në OKB, vetë kryeministri Bennett i ka shmangur kritikat e drejtpërdrejta ndaj Rusisë apo Putinit.

Izraeli ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë në vitet e fundit në mënyrë që të mund të vazhdojë sulmet ajrore kundër objektivave iraniane në Siri – të cilat ai i konsideron si kritike për të parandaluar transferimin e teknologjisë së raketave në përplasjen me Hezbollahun.

Read Previous

Servilizmi nuk njeh kufi/ Bashkia Tiranë i vendos emrin “Ukraina e Lirë” rrugës ngjitur me Ambasadën Ruse në Tiranë

Read Next

LSI projektrezolutë në parlament për të dalë menjëherë nga “Open Balkan”