Krujë: Humbin jetën në aksident 4 persona, më e reja 16 vjeç. Një tjetër mbetet e plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur në Krujë, në orët e para të mëngjesit, ku kanë humbur jetën katër persona dhe është plagosur një tjetër.

Rreth orës 00:15, në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një automjet me drejtues shtetasin A. D., 39 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. A., 30 vjeç, njofton Policia.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Sh. B., 20 vjeç, dhe A. K.,16 vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi A. A.

Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi A.A., e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Read Previous

Sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale

Read Next

Luan Hoti kandidati i parë që voton në Durrës