Kore e Jugut/ Presidenti u fal qytetarëve një vit jetë

Qytetarët në Korenë e Jugut do të bëhen një vit më të rinj, njoftoi sot presidenti i ri i vendit Yoon Sook-geol.

Një nga prioritetet e kreut të vendit siç ka thënë dhe gjatë fushatës parazgjedhore ka qenë që t’u ofrojë qytetarëve një “vit jetë”.

Por si ndodh?

Koreja e Jugut ka sistem ndryshe nga pjesa tjetër e botës, për sa i përket matjes së moshës.

Sipas sistemit të moshës “koreane” një person mbush një vjeç në ditën e lindjes. Më pas ai rritet me një vit çdo 1 janar, çdo Vit të Ri, pavarësisht nga data e lindjes.

Por nga sot e tutje koreanët do e llogarisin moshën si gjithë bota. Kjo metodë tradicionale e përcaktimit të moshës është përdorur në shumë vende të Azisë Lindore në të kaluarën, duke përfshirë Kinën dhe Japoninë./ab

Read Previous

Për ditën e nesërme parashikohet mot i kthjellët dhe vranësira kalimtare

Read Next

“Krijimi i Urdhrit Profesional të Arkitektëve dhe Inxhinierëve”/ Universitetet dhe Shoqëria Civile letër kundërshtuese institucioneve shtetërore