Kongresmenët amerikanë bëhen spekulatorë të bursave

Në SHBA, është zbuluar se anëtarët e Kongresit kanë shpërdoruar detyrat e tyre duke u bërë pjesë e aksioneve në bursa duke fituar kështu miliona dollarë përmes korrupsionit. Sipas një raporti të hartuar nga New York Times, 97 kongresmenë dhe anëtarët e familjeve të tyre kanë kryer 3700 transaksione të paligjshme në 3 vitet e fundit. Anëtarët e Kongresit kanë mbështetur dhe lobuar në hapjen e hetimeve kundër kompanive rivale për të mbrojtur e favorizuar kompanitë në të cilat ata kanë investuar.

Sipas raportit, ndërkohë që Kongresi fillonte të diskutonte fillimin e punës për të mbështetur një industri, ligjvënësit menjëherë ndërmerrnin investime në atë industri. Me shpalljen e paketës së mbështetjes, stoqet e kompanive të sektorit rriteshin në qiell dhe kështu që ligjvënësit abuzues mbushnin xhepat me para të pista.

Ndërkohë që SHBA, të cilat nga njëra anë u përpoqën të nënshtronin vendet përtej Atlantikut me sanksione financiare nën maskën e luftës kundër korrupsionit, vetë Kongresi i është nënshtruar korrupsionit. Raporti i hartuar nga New York Times zbuloi se 97 anëtarë të Kongresit ose anëtarë të familjeve së tyre kanë blerë aksione në kompani të ndryshme në 3 vitet e fundit. Thuhet se kongresmenët, të cilët investimet e tyre i bëjnë në përpjesëtim me detyrat e tyre në Kongres, fitojnë miliona dollarë në këtë mënyrë.

3700 transaksione të parregullta

Raporti, i cili kujton se kongresmenët kanë autoritetin për të hyrë në informacione të inteligjencës të cilat nuk janë të aksesueshme për qytetarët, citon se 3,700 transaksione të paligjshme që përfshijnë përfaqësues nga të dyja palët u regjistruan midis 2019 dhe 2021. Kongresmenët e dyshimtë, duke shfrytëzuar pozitat e tyre, krijuan marrëdhënie të nivelit të lartë me kompanitë dhe u bënë keshtu një zë i rëndësishëm në rrjedhën e ekonomisë së vendit. Në studim thuhej se një në çdo 5 senatorë apo përfaqësues të Kongresit Amerikan fitonte nga rrota e korrupsionit.

Interesat Personale para interesave të vendit

Në studim, ku theksohej se pjesa ekzekutive e SHBA-së fitonte të pista duke vënë interesat e tyre personale para interesave të vendit, nënvizohet fakti se besimi i amerikanëve te qeveria ishte në nivelin më të ulët. Tre presidentët e fundit të Shteteve të Bashkuara (Barrack Obama, Donald Trump, Joe Biden) u zotuan për të luftuar korrupsionin në Kongres përpara se të zgjidheshin. Megjithatë, të tria administratat nuk shkuan përtej ndërmarrjes së hapave ‘me gasme’. Së fundmi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, njoftoi se do të punojnë për një projektligj për të faturuar tregtimin e aksioneve. Megjithatë, mendimi mbizotërues është ai se përbashkët është se deputetët e të dyja palëve do të kundërshtojnë ligjin në fjalë.

Hetim për sy e faqe

Senatori Tommy Tuberville i Partisë Republikane është anëtar në Komitetin e Bujqësisë. Në raport thuhet se Tuberville, i cili është përgjegjës për kontratat e shitblerjes së çmimeve të bagëtive, ka një investim të madh në këtë sektor. Republikani Bob Gibbs i shtetit të Ohajos shërben në Komitetin e Auditimit të Dhomës së Përfaqësuesve. Gibbs, i cili investoi shuma të mëdha në kompaninë farmaceutike AbbVie në 2020 dhe 2021, ishte gjithashtu në ekipin e hetimit të hapur kundër 5 konkurrentëve kryesorë të AbbVie me arsyetimin se shiste barna me çmime të larta në të njëjtat vite.

Aksionet shiten para se t’u bjerë vlera

Gruaja e Përfaqësuesit Demokrat të Kalifornisë, Alan Lowenthal, shiti aksionet e saj në Boeing më 5 mars 2020. Më 6 mars, një komitet që përfshinte Lowenthal filloi të punonte për një projekt-ligj që do të ndalonte përdorimin e motorit jet 737 Max, të cilin Boeing i kishte në përdorim gjatë dy aksidenteve të tij. John Rose, një republikan nga shteti i Tenesit, shiti aksionet e tij të Wells Fargo për midis 100,000 dhe 250,000 dollarë disa muaj përpara se komiteti i tij të publikonte një raport që synonte bankat.

Në këtë aferë është përfshirë edhe numri 3 i SHBA

Po ashtu është zbuluar se, edhe Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe numri 3 në vend, ka përfituar nga çarku i kurdisur i korrupsionit nëpërmjet bashkëshortit të saj. Gushtin e kaluar, burri i Pelosit, Paul Pelosi, shiti 25,000 aksione të Nvidia me një humbje prej 341,365 dollarë, një muaj përpara se prodhuesit e çipave me bazë në SHBA të ndaloheshin të tregtonin me Kinën. Me këtë lëvizje, Paul Pelosi parandaloi një humbje më të madhe prej 20 për qind. Paul bleu aksionet e Nvidia pak para shpalljes së një pakete mbështetjeje prej 52 miliardë dollarësh në përgjigje të krizës së çipave në SHBA./ Yeni Şafak-Kumtari.al

Read Previous

Durrësi “merr fronin” e sezonit veror, shtohen me 50% pushuesit, Jugu zero rritje, veriu vetëm 3%

Read Next

Detyra gazetarit është të publikojë sekretet dhe jo t’i ruajë