Komiteti i Ekspertëve: Kjo javë ka shënuar pikun e infektimeve / A do të ndryshohen masat?

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar se këtë javë është arritur piku i infektimeve.

Megjithatë në një mbledhje që është duke u zhvilluar, Komiteti i Ekspertëve bën me dije se masat e vendosura për frenimin e përhapjes së Koronavirusit nuk do të ndryshojnë.

Rritja sipas Komitetit të Ekspertëve ka ardhur nga festat e fund vitit dhe nga dy variantet Omicron dhe Delta. Në vend qarkullon edhe gripi dhe sipas Komitetit viruset po përhapen me nivele të larta.

©kumtari.al

Read Previous

Pas Teatrit Kombëtar, Teatri i Kukullave njofton pezullimin e shfaqjeve

Read Next

Berisha niset drejt prokurorisë / “Basha është një vegël e qeverisë”