Komisioni i Rithemelimit fton deputetët e PD në Kuvendin e nesërm

Komisioni i Rithemelimit ka ftuar deputetët e Partisë Demokratike të marrin pjesë ditën e nesërme në Kuvendin e 30 prillit.

Ne një mesazh dërguar të gjithë ligjvënësve demokratë, u kërkohet që si delegatë të konfirmojnë edhe prezencën e tyre dhe t’i bashkohen Kuvendit për një Parti Demokratike “më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”.

Mesazhi

I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,

Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend.

Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore.

Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike.

Lutemi konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805.

Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!

Read Previous

Raporti i KE: Rreziqet që i vijnë Shqipërisë dhe Ballkanit nga lufta

Read Next

‘Shtëpi bari’ në Kashar, Në pranga 6 persona