Koloneli sirian i regjimit të Asadit është dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit

Një gjykatë gjermane dënoi një kolonel të ushtrisë siriane me burgim të përjetshëm, në gjyqin e parë të torturës kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, tha të këtë të enjte Qendra Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Njeriut në Koblenz.

Anwar Raslan, një zyrtar i lartë i regjimit, drejtoi njësinë e hetimit në një qendër paraburgimi famëkeq të Damaskut të njohur si Dega 251. Ai u shpall fajtor për të gjitha akuzat e ngritura kundër tij. Gjykata e gjeti atë si bashkë-autor në të paktën 4,000 raste të torturës, 30 vrasje dhe pesë raste të dhunës seksuale.

Gjykata vendosi se lirimi i parakohshëm nga burgu nuk do të ishte i mundur për Raslan./CNN

©kumtari.al

Read Previous

Nis tërheqja e trupave të huaja nga Kazakistani

Read Next

Sundimi i ligjit në Ballkanin Perëndimor, një përpjekje e dështuar e BE