Kërcënime terroriste/ Izraeli paralajmëron qytetarët e tij të shmangin udhëtimet drejt Stambollit

Izraeli u ka kërkuar qytetarëve të tij që të shmangin qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin ose të kthehen në shtëpi “sa më shpejt të jetë e mundur” nëse janë tashmë atje për shkak të asaj që tha se ishte një kërcënim i përpjekjeve iraniane për të vrarë ose rrëmbyer izraelitët që pushojnë atje.

Duke lëshuar paralajmërimin të hënën, qeveria izraelite ashpërsoi një këshillë të 30 majit kundrejt qytetarëve të saj që udhëtonin në Turqi.

“Ne po u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll – dhe nëse nuk keni një arsye jetike, mos fluturoni për në Turqi. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur, “tha Ministri i Jashtëm i Izraelit Yair Lapid në një deklaratë televizive.

“Këto kërcënime terroriste kanë për qëllim izraelitët. Ata po zgjedhin, në mënyrë të rastësishme, por të qëllimshme, shtetas izraelitë me synimin për t’i rrëmbyer ose vrarë ata, “tha ai.

“Dua që nga këtu, t’u përcjell një mesazh edhe iranianëve. Kushdo që dëmton izraelitët nuk do të shpëtojë. Krahu i gjatë i Izraelit do t’i kap ata, pavarësisht se ku janë.”

Lapid tha se një “përpjekje e madhe” nga forcat e sigurisë izraelite kishte shpëtuar “jete izraelite në javët e fundit” dhe ai falënderoi qeverinë turke për kontributin e saj, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Një zyrtar izraelit i sigurisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Turqia kishte arrestuar disa “operativë” të dyshuar të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).

©kumtari.al

Read Previous

Yuri Kim në delir: Qeveria Rama shumë e përkushtuar në luftën ndaj korrupsionit

Read Next

Dumani vazhdon rrëfimet me listën e emrave