Këngëtari Renis Gjoka: Po venitet shpresa, por mos u dorëzoni shqiptarë!

Këngëtari i njohur Renis Gjoka i është bashkuar sot protestës së thirrur nga opozita e bashkuar, ndërsa ka dhënë mesazhin e tij.

Gjoka pohoi se në vendin tonë po venitet shpresa.

“Nuk po them se kemi qenë vendi më perfekt në botë, por tani po ndihen në ajër problemesh. Tani ndihet venitja e shpresës. Këtu nis problemi më i madh. Unë mund t’ja lejoj vetes goditjet e jetës se kështu e ka ajo. Por një gjë se lejoj kurrë, s’kam për ta bërë kurrë, se e di që e kam në krah gjatë gjithë kohës, kam shpresë. problem është ikja e të rinjve. Ata janë full energji dhe nuk e nxjerrin dot atë energji në vendin e tyre. Pjesa më e madhe e miqve të mi janë larg këtij vendi, pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë ndërtuar jetën jashtë vendit.”, tha Gjoka, kënga e të cilit po dëgjohet përgjatë protestës.

Read Previous

VOA transmeton LIVE protestën përballë kryeministrisë: Rama konsiderohet përgjegjës për largimin e shqiptarëve

Read Next

Spahia: Nuk duhet të largohen shqiptarët, por qeveria